Këta janë 10 zyrtarët ma të pasun në Kosovë

Behxhet Pacolli, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Hajredin Kuçi, Fatmir Limaj, Bujar Bukoshi, Isa Mustafa, Dardan Gashi, Dalimir Jevtiq dhe Edita Tahiri, janë dhetë zyrtarët ma të pasun në Kosovë.

Shumica prej tyne bajnë pjesë edhe në grupin e 10 zyrtarëve me rritjen ma të madhe të pasunisë në tri vitet e fundit. Kështu bahet e ditun në platformën e krahasimin e pasunisë së zyrtarëve të naltë publikë nga viti 2010 deri në vitin 2019, të prezentuem sot nga Lëvizja Fol, ku objekt krahasimi janë rreth 500 zyrtarë publikë.

E veçanta e kësaj platforme simbas drejtoreshës Mexhide Demolli, asht se mundet me u ba krahasimi i të gjithë zyrtarëve të naltë publikë që nga viti 2010 deri në vitin 2019, tue fillue nga liderët e shtetit, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave dhe të gjithë zyrtarëve e tjerë të cilët kanë mbajtë poste publike.

Demolli: “Gjithashtu krahasime mund të bëjmë edhe me kryetarët e komunave”, tha ajo. Tue spjegue platformën, Demolli përmendi se në ballinë të saj paraqiten 10 zyrtarët ma të pasun në institucionet e Kosovës, të ndamë simbas kategorive të ndryshme.

Risi në këtë platformë, simbas Demollit asht kategorizimi i 10 zyrtarëve me burimet ma të shumta të ardhunave. Të dhanat e përdoruna në këtë platformë janë raporte të publikueme nga Agjencia Kundër Korrupsionit, por që këtu na vijnë të ripërpunueme dhe shumë ma lehtë të çasshme./KosovaPress/

Shperndaje në: