A po e len Bahtiri AKR’n me kalue te kjo parti? (foto)

Gjatë ditës së sotme u raportue se kryetari i Mitrovciës, Agim Bahtiri, ka dhanë dorëheqje nga partia e AKR’s.

Indeksonline ka kontaktue sekretarin e përgjithshëm të AKR’s Vesel Makollin, i cili ka thanë se nuk beson në diçka të tillë, mbasi simbas tij ai do duhej me njoftue partinë fillimisht.

“Nuk kam ndonjë informacion zyrtar dhe nuk besoj që është e vërtetë”, ka thanë ai.

Indeksonline ka arritë me sigurue nji fotografi, të bame para do dite, ku shihet anëtari i LDK’s, Agim Veliu, dhe Agim Bahtiri.

Ata shihen tue i ngritë dy gishta naltë, që asht shej e LDK’s.

Shperndaje në: