RTK: Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, stërnipi i shqiptarit Ali Kemal

Kryeministri i ri i Britanisë sw Madhe, Boris Johnson, asht stërnipi i Ali Kemal, i cili ishte shqiptar.

Ryan Gingeras asht profesor në Naval Postgraduate School në Monterey California, ekspert për historinë e Turqisë, Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme.

Në librin e tij “Sorrowful Shores: Violence, Ethnicity, and the End of the Ottoman Empire” ai thotë se udhëheqësi i organizatës anti-nacionaliste ‘Ingiliz’, Ali Kemal ishte shqiptar.

Ai thekson se lidhja e tij me shqiptarët e Perandorisë Osmane ishte ma se e fortë dhe se Ali Kemal paralajmëroi Ismail Qemalin që me ikë nga Turqia për shkak të rrezikut nga ekstremistët e Selanikut dhe arrestimit që po i pregaditej.

Ali Kemal, simbas të dhanave në “Wikipedia”, kishte ikë n’Angli me 1909, ku kishte krijue edhe familje. Stërnipi i tij sot asht Boris Johnson, politikani i zgjedhun këto ditë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Gjithashtu, Ali Kemal asht edhe paraardhës i diplomatit turk, Selim Kuneralp, politikanëve anglezë, Stanley Johnson, Jo Johnson, gazetarit Rachel Johnson dhe biznismenit, Leo Johnson./RTK/

Shperndaje në: