Thaçi: Demaçi asht baba i pamvarësisë së Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka ba homazhe të varri i veprimtarit Adem Demaçi, të cilin e ka quejt babë të pamvarësisë së Kosovës.

Ai ka thanë se u ba nji vit pa simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçin, njeriun që tanë jetën e vet ia kushtoi lirisë, pamvarësisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Thaçi ka thanë se Adem Demaçi ishte baba i pamvarësisë së Kosovës.

“Vlera dhe kontributi i angazhimit të Adem Demaçit do të nderohet dhe do të kujtohet gjithmonë nga shteti i Kosovës, sikurse sot me nderime shtetërore, e në të njëjtën kohë do të jetë një vlerë e respektuar dhe e vlerësuar lartë nga i gjithë kombi shqiptar, sikur që edhe do të jetë i vlerësuar gjithmonë në përjetësi nga bota demokratike”, u shpreh ai.

“Në të njëjtën kohë është edhe marrje e energjive të reja, që të lëvizim edhe më shpejtë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit tonë, në perspektivë të sigurt për në NATO dhe Bashkim Evropian, si dhe me raporte të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thanë ai.

Shperndaje në: