Ministri Gashi ka me paditë ‘Lëvizjen FOL’, thotë se nuk i ka nji milion euro pasuni (foto)

Lëvizja FOL ka publikue sot nji raport ku ka tregue 10 zyrtarët ma të pasun në Kosovë.

Pjesë listës së 10 zyrtarëve ishte edhe zavendëskryeministri dhe ministri i Diasporës Dardan Gashi.

Simbas raportit thuhej që Gashi kishte pasuni mbi nji milion euro.

Rreth këtij raporti ka reague zavendëskryeministri, i cili ka thanë se ka me paditë Lëvizjen FOL.

Gjeni ma poshtë të plotë reagimin e ministrit Gashit:

Lëvizja FOL në publikim që ka lansuar sot, paska rritur pasurinë time në më shumë se 1ml euro, gjë e cila nuk është aspak e vërtet.

Përkundrazi më lejoni të ju njoftoj se pasuria ime vetëm se është zvogëluar në tre vitet e fundit.

FOL qëllimshëm ose jo, paska rritur vlerën e letrave me vlerë që unë posedoj.

Por siq mund ta shihni edhe ju, në deklarimin tim të pasurisë të bërē në vitin 2015, vlera e letrave është krejt tjetër.

Unë kam deklaruar dy lloj letra me vlerë në Agjencinë Anti Korrupsion në vitin 2015 me këto vlera: Njëra 15.00 dhe tjetra 145.00.

Ndërsa Lëvizja FOL në publikim e saj këtyre letrave u ka rritur vlerën për më shumë se 1 ml.

Vlerat te ky publikim figurojnë 1.576.007.00

Personalisht do marr të gjitha masat e nevojshme, përfshirë edhe padi, për pavertëtsinë e këtij dokumenti.

Me respekt

D.G

Shperndaje në: