Këta janë zyrtarët e shtetit që u pasunuen ma së shumti në tri vitet e fundit!

Zyrtarët e shtetit në këto tri vitet e fundit po del që janë pasunue mjaftë shumë.

Pasunia e tyne asht rritë për mija euro, prej vitit 2017 deri në 2019. Simbas disa statistikave të paraqituna nga Lëvizja “FOL”, po del që pasunia e zyrtarëve të shtetit në vazhdimësi ka shkue tue u rritë.

Listës për rritjen ma të madhe të pasunisë në tri vitet e fundit i prin kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i cili nga viti 2017 deri në vitin 2019 pati nji rritje prej 820.610.49 euro, i pasuem nga zavendëskryeministrat e tij, Dalibor Jevtic, i cili pati rritje prej 1.021.021.22 euro, Hashim Thaçi me rritjen prej 66,513.75 euro për tri vite, Enver Hoxhaj me 53.328.26 euro, Fatmir Limaj 40,278 euro, Behxhet Pacolli 28.221.517.62 euro dhe Dardan Gashi 19,771.81 euro.

Kurse, listës si zyrtari ma i pasun në vend vazhdon m’i pri zavendëskryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli, por keq nuk po mbetet as presidenti i vendit, Hashim Thaçi e kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Pasunia zyrtare e zavendëskryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacolli asht 724.588.896.62 euro, si zyrtari i dytë ma i pasun po del të jetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pasunia e të cilit asht 4.248.756.00 euro i pasuem nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj me 1.864.817.20 euro.

Hajredin Kuçi 1.425.885.00 euro, Fatmir Limaj 881.950.00 euro, Bujar Bukoshi 741.625.00, Isa Mustafa 651.069.73 euro. Dalibor Jevtic 571.861.38 euro dhe Edita Tahiri me 537.667.57 euro.

Shperndaje në: