Erdoğan, mesazh të premë SHBA: Nuk na shitni F-35’shin? … Mirë atëherë, na falni, por na marrim masat tona…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklarue se nëse SHBA refuzon shitjen e avionëve luftarakë F-35, atëherë Turqia ka me ju kthye opcioneve tjera, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ju nuk e shitni F-35’shin… Mirë atëherë, na falni, por na marrin masat tona dhe ju kthehemi opcioneve tjera”, tha presidenti Erdoğan.

Komentet e presidentit Erdoğan erdhën gjatë nji takimi me liderët provincialë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në selinë e saj në Ankara.

Raportohet se presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, gjatë nji takimi me dyer të mbylluna  në Shtëpinë e Bardhë u tha senatorëve republikanë se ai nuk asht në favor të zbatimit të ndëshkimeve ndaj Turqisë për blemjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400.

 

Shperndaje në: