A po zgjohet Moska nga diktatura e Putin? Nji mije protestues te burgosun…

Autoritetet ruse kanë arrestue ma shumë se 1 mijë protestues në Moskë gjatë protestës të Shtunen. Ata po kërkojnë që në zgjedhjet lokale me konkurrue edhe pjesëtarët e opozitës, shkruen ‘The Guardian”.

Policia jo vetem i ka pengue, po ju ka shkue edhe neper shpija dhe ka kerkue me i burgos aktivistat si dhe kryeredaktorin e televizionit ma te njoftun te pamvarun, e ka ftue ne polici me e marre ne pyetje.

Protestuesit kane kerkue qe ne zgjedhjet per keshillin komunal te Moskes te lihen me kandidue edhe disa emna te opozites.

Policia, si pergjegje, mbas ketyne protestave qe ishin ma te medhajat ne vitet e fundit, e ka burgos menjihere liderin e opozites  Alexei Navalny, i cili ate dite te burgosjes ishte tuj dale me nga e me i ble lule grues se tij per ditelindje, shkruen The Guardian. Atij ja shqiptuen menjihere 30 dite paraburgim.

 

 

Shperndaje në: