Interi pranon këtë kërkesë të Icardit

COMO, ITALY - JANUARY 23: FC Internazionale Milano board member Steven Zhang Kangyang and Mauro Icardi (R) chat during a FC Internazionale training session at Suning Training Center at Appiano Gentile on January 23, 2017 in Como, Italy. (Photo by Claudio Villa - Inter/Inter via Getty Images)

Interi asht kthye nga Azia, ku zhvilloi 3 ndeshje në kuadër të International Champions Cup, ndërsa Antonio Conte ju ka dhanë futbollistëve të tij pushim deri ditën e Martë, për me i rinisë mandej pregaditjet të Mërkurën paradite.

Në seancat e radhës, pjesë e grupit ka me qenë edhe ish kapiteni Mauro Icardi, i cili u la jashtë turneut aziatik dhe gjatë kësaj kohe ka punue i vetëm në qendrën stërvitore të ekipit zikaltër, në Milano.

Icardi ju kërkoi drejtuesve me u stërvitë me grupin, në pritje për me mësue të ardhmen e tij, ndërsa ka marrë përgjigje pozitive dhe ka me punue nën urdhnat e Antonio Contes, por nuk ka me u përfshi në ndeshjet miqësore të planifikueme.

Shperndaje në: