Vucic: Pritni dhe kqyreni se cilit serb kanë me i ba përmendore shqiptarët në Prishtinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka komentue pohimet e mediave serbe se ish-shefi i diplomacisë, Vuk Jeremic, në vitin 2005 i kishte kërkue Rusisë me njoftë Kosovën.

Vucic, tue iu përgjigjë interesimit të mediave me i komentue pohimet e Telegrafit serb lidhun me deklaratat e Jeremic për njohjen e Kosovës nga Moska zyrtare, deklaroi se “të gjithë në Serbi nëse dëshirojnë me qenë të ndershëm ndaj vetes, i dinë dhe i kuptojnë të gjitha”.

“Pritni dhe kqyreni se cilit serb kanë me i ba përmendore shqiptarët në Prishtinë, por të jeni të sigurt se nuk kam me qenë unë, por dikush tjetër, tue u thirrë para se gjithash, në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga viti 2010”, tha Vucic./Periskopi

Shperndaje në: