I refuzohet kërkesa për lirim ish-pjesëtarit të UÇK’s që u arrestue në Shkup

Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuem në Shkup, ka refuzue kërkesën e palës mbrojtëse për lirimin nga paraburgimi të Tomor Morinës, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i arrestuem të Mërkurën nga policia maqedonase, në bazë të nji fletarresti të lëshuem nga INTERPOL’i, me kërkesë të Serbisë.

Kjo u ba e ditun për Radion Evropa e Lirë nga avokati Naser Raufi, simbas të cilit, gjykata ka refuzue vendimin me arsyetimin se “bahet fjalë për shtetas të huej, i cili në rast të lirimit mundet me ikë”.

Megjithatë, Raufi shpreson në epilog pozitiv në procedimin e matejmë lidhun me këtë rast.

“Tani presim nga Beogradi të paraqes përmes Interpolit provat që pretendon se posedon lidhur me kërkesën për ekstradim. Mendoj se punët qëndrojnë mirë dhe do të kemi sukses. Po punohet shpejt në këtë rast dhe pasi Beogradi të dërgojë dokumenatacionin, unë do t’i shoh së bashku me Tomorin, por unë nuk besoj se do të dërgojnë diçka mbi pretendimet e tyre. Në fund vendos ministri i Drejtësisë, pra qeveria. Mendoj se mirë janë punët”, ka deklarue avokati Naser Raufi.

Shperndaje në: