Qe sa ditë rrezikon me mbetë në paraburgim në Maqedoninë e Veriut, ish pjesëtari i UÇK’s

Gjykata Penale e Maqedonisë së Veriut po e pret arsyetimin e Beogradit për fletarrestin e lëshuem ndaj ish-ushtarit të UÇK’s, Tomor Morina, i arrestuem nga autoritetet maqedonase nji javë ma parë në kufinin Han i Elezit në Bllacë.

Serbët kanë 45 ditë kohë me argumentue ekstradimin e tij, por përsëri do të jenë organet e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut që do të vendosin nëse ka apo jo arsye për ekstradim.

Avokati Naser Raufi, bani të ditun se kërkesa e tij për me lanë në liri Morinën asht refuzue nga Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuem.

Raufi thotë se institucionet vendase nuk po tregohen neglizhente dhe se në kohë po përgjigjen në kërkesat dhe ankesat e klientit të tij./AlsatM

Shperndaje në: