LDK: Nëse presidenti s’na fton për konsultime, qe çka kemi me ba

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’s, Avduallh Hoti, ka thanë se ende nuk e kanë pranue nji ftesë zyrtare nga presidenti Hashim Thaçi për konsultime lidhun me zgjedhjet.

Hoti ka thanë po ashtu se LDK i përgjigjet ftesës së Thaçit me diskutue vetëm për datën e zgjedhjeve dhe nuk pranon me diskutue asnji temë tjetër në këto konsultime.

“Ne ende nuk kemi marrë ftesë nga Presidenti për konsultime për të caktuar datën e zgjedhjeve. Këto vonesa janë të pa arsyeshme, duke ditur se vendi nuk ka qeveri efektive. Koalicioni PAN nuk ka pasur legjitimitet tash e një vit për të qeverisur me Kosovën dhe nuk ka as tani për të propozuar një mandatar të ri. Ne do t’i përgjigjemi ftesës së Presidentit vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve. Asnjë temë tjetër nuk mund të diskutohen në këto konsultime”.

“Por, në mungesë të një iniciativë të tillë nga Presidenti, ne do të kërkojmë thirrjen e seancës për shpërbërje të Kuvendit, siç parashihet me nenin 83, pika b, e Rregullores të Punës të Kuvendit. Në këtë seancë, paraprakisht do të kërkojmë ratifikimin e marrëveshjes IPA me Bashkimin Evropian, e cila Kosovës i sigurojnë fonde rreth 100 mil euro. Është e rëndësishme që këto fonde të mos humben për shkak se Kosova ka pasur një qeveri jo legjitime”.

Shperndaje në: