Befason Shpend Ahmeti: Mujm me ba koalicion me këtë parti!

Në nji intervistë për KosovaPress, kryetari i PSD’s, i sheh zgjedhjet si të vetmen alternativë me dalë nga situata në të cilën ndodhet Kosova.

Meqenëse nuk beson në nji formulë tjetër qeverisëse, Ahmeti thotë se PSD asht tue u pregaditë për zgjedhje.

“Një subjekt politik duhet të jetë gjithmonë gati për zgjedhje. Dhe, ky rasti i fundit i dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, tregon se pse duhet të jenë partitë të përgatitura gjithmonë. Sepse jo gjithçka varet prej partisë, pra gjithmonë ka faktorë të jashtëm që mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Pra, ne kemi qenë gati, por tash duhet të mobilizohemi edhe më shumë dhe kemi filluar përgatitjet tona për zgjedhjet, sepse nuk mendojmë se do të ketë ndonjë formulë tjetër qeverisëse. Prandaj, po bëhemi gati”, thotë Ahmeti.

Ai nuk preferon me folë shumë për koalicionet parazgjedhore, porse megjithatë nuk e përjashton nji mundësi të tillë.

“Ne duhet të mendojmë thuajse do të garojmë vet. Nuk mund të bazohemi asnjëherë në koalicione parazgjedhor. Kjo nuk do të thotë se nuk do të bëjmë, por, njëherë i mobilizojmë strukturat tona të jemi gati për zgjedhje dhe të fillojmë diskutimet me subjektet tjera, veçanërisht pas atij vendimit të gjykatës Kushtetuese që vetëm koalicioni fitues e ka të drejtën të propozojë kryetarin e Kuvendit. Por, mbetet të shohim këto ditë pasi që të kemi të qartë datën e zgjedhjeve të fillojë diskutimi”, shprehet ai.

Ahmeti nuk e përjashton mundësinë për nji koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë nuk e përjashtoj asnjëherë (koalicionin me VV-në). Mendoj që kur pyet a është i mundshëm, nuk e di në këto rrethana politike. Por, a do ta konsideronim, patjetër se po”, thotë ai.

Shperndaje në: