Foto e rrallë: Ushtari i Kosovës në ushtrimet e NATO’s (foto)

Ushtria e Republikës së Kosovës tashma asht e barabartë me ushtritë tjera, në shumë misione, tue qenë si e tillë profesionale, e trajnueme nga NATO.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, përmes rrjetit social Twitter ka postue fotografinë e ditës të nji ushtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës në nji ushtrim ndërkombëtar ushtarak.

Berisha ka shkrue se FSK asht e gatshme me i mbështetë misionet e paqes së aleatëve tanë kudo ku popujt e shtypun luftojnë për paqe, liri dhe demokraci.

Ministri ka shkrue se Forca e Sigurisë së Kosovës asht profesionale, e trajnueme nga NATO, e gjithanshme dhe e besueshme.

Shperndaje në: