5 arsye pse duhet me ba ma shumë seks (foto)

Seksi nuk bahet gjithmonë vetëm për kënaqësi, por ju ban mirë edhe për shnetën.

Asht e provueme se orgazma sjell disa të mira për ju.

Fjala bjen, pengon me i pëlqye ushqimet e damshme për shnetën dhe redukton rrezikun për kancerin e prostatës.

Nji studim i fundit nga Universiteti ‘Duke’ pretendon se sa ma shumë orgazma, aq ma e re dukeni.

Nëse kaloni 200 orgazma në vjet, dukeni ma s’paku gjashtë vjet ma të reja.

E mbasi sot asht Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Seksual, i keni gjashtë arsye përse duhet me ba ma shumë seks.

-Likura bëhet më e shëndritshme. Kjo për shkak të endorfinës që lshohet mbas orgazmës. Trupi lshon DHEA, nji hormon që promovon likurën e shnetshme.

-Humbni peshë. Studimet e fundit tregojnë se orgazma asht nji rregullator i mirë kur bjen fjala te oreksi. Gjatë aktit seksual, trupi lshon nji amfetaminë natyrale, e cila redukton dëshirën për ushqime të pashnetshme, cigare dhe ushqim të tepruem.

-Qetësues natyral dhimbjesh. Simptomat e smundjeve të tilla si migrene apo artriti lehtësohen për shkak të çlirimit të nji hormoni të quejtun oksitokinë.

-Përmirëson shnetën. Simbas disa shkencëtarëve, njerëzit që bajnë seks rregullisht, kanë nivel të naltë imunoglobuline, nji antitrup që lufton infeksionet.

-Përmirëson qarkullimin e gjakut. Seksi ndihmon për qarkullimin e mirë të gjakut dhe të oksigjenit në trup, tue shtue rezistencën ndaj smundjeve.

-Mbron ndaj kancerit. Studimet thonë se nëse nji mashkull derdh mesatarisht 21 herë në muej, e ul rrezikun për kancer në prostatë me 33 përqind. Por, ma shumë se kaq nuk asht se e ul ma shumë rrezikun, ndaj mos u lodhni kot.

Shperndaje në: