Raporti alarmues: Shneta e futbollistëve në rrezik. Qe nga çka rrezikohen

Shëndeti i futbollistëve asht në rrezik nga mbingarkesa, deklaron sindikata globale e lojtarëve dhe ban thirrje për nji pushim të detyruem prej 4 javësh.

FIFPro ka mbledhë të dhana nga 16 futbollistë të njoftun elitarë dhe ka dalë në përfundim se ata kanë ba rreth 80 ndeshje dhe kanë udhëtue 110.000 km sezonin e kaluem.

Sulmuesi i Tottenaham, Son si dhe dyshja e Liverpool Alisson Becker dhe Sadio Mane ishin mes lojtarëve të analizuem.

Në raport mbrojtësi i Juventusit Giorgio Chiellini tha se lojtarët “duhet me u mbrojtë” ndërsa Vincent Kompany ka ba thirrje për pushime të detyrueshme.

Simbas raportit 85% e lojtarëve duen pushim në gjysën e sezonit.

Në raport thuhet se nga lodhja, lojtarët janë maksimalisht të rrezikuem nga lodhja mendore dhe muskulore

Shperndaje në: