Kjo asht njisia ma ‘e egër’ e Policisë së Kosovës (foto)

Njisia “FIT ” e Policisë së Kosovës asht njisia ma e pregaditun për akcione të ndryshme e cila asht trajnue nga amerikanët. Njisia Speciale Intervenuese FIT (NJSI), kryen operacionet e sigurisë në raste të veçanta dhe zgjidhjen e situatave me të cilat nuk mund të përballohen shërbimet e tjera të policisë.

Angazhohet në rastet kur përmbushja e detyrave zyrtare të mbrojtjes së jetës dhe pasunisë paraqet rrezikshmëni tejet të naltë për rendin dhe sigurinë në përgjithësi dhe për pjesëtarët e policisë. Aktualisht aty punojnë 80 punëtorë. Ishte themelue në vitin 2004 dhe deri tash ka qenë në gjendje me nxjerrë shpesh rezultate pozitive gjatë operacioneve intervenuese.

FIT janë ma të trajnuem dhe ma të armatosun se ROSU. Siç thuhet, ROSU përdoret me i thye demonstratat, E roli i FIT asht për qëllime të veçanta.

Njisiti FIT përdor armë “Glock 19”, “MP-5” spirale, dhe Kalashnikov. Ata përdorin automjetet e Renault Sherpa. Ata kanë autoritetin me veprue në të gjithë territorin e Kosovës.

Shperndaje në: