Pritje të gjata në Merdare, qe deri n’sa orë po ka pritje me dalë nga Kosova

Mërgimtarët që i kanë krye pushimet dhe po kthehen në vendet e tyne ku jetojnë në Perendim, po vazhdojnë me u përballë me pritje të gjata në kufinin me Serbinë, gjegjësisht në atë të Merdarës.

Simbas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për me dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare, qytetarët duhen me pritë deri në 5 orë, mbasi që kolona e automjeteve në këtë vendkalim kufitar ka arritë deri në 1.2 km.

Ndërsa, pritja me hy n’Kosovë nga kjo pikë kufitare shkon deri në 1 orë e 30 minuta.

Shperndaje në: