Tragjedi n’SHBA: 21 vjeçari vret mbi 20 veta n’Texas

Ma s’paku 20 njerez kane vdeke ne sulmet me arme ne Shtetet e Bashkueme, raporton CBS News. Sulmi me arme ndodhi ne dyqanin Walmart afer qendres Tregtare Cielo Vista Mall ne El Paso, Texas, vetem disa kilometra larg nga kufini amerikano-meksikan. 

Mbi 23 njerez, perfshi edhe femije, po trajtohen ne spitalet lokale mbas sulmit. 

Sulmuesi asht identifikue si Patrick Crusius, 21 vjecar nga Texas, simbas tre burimeve te CNN. Po ashtu edhe burime nga zyrtaret federale kane konfirmue identitetin e sulmuesit.  

Raportet e para per sulm kane nise mbas ores 10:00 lokale per te shtana me arme zjarri ne dyqanin Walmart dhe pak ma vone edhe ne Qendren Tregtare Cielo Vista Mall, shume afer njana-tjetres. 

“Kjo asht nji tragjedi qe asnjihere nuk kemi mendue se mundet me ndodhe ne El Paso”, thote kryebashkiaku i qytetit, Dee Margo per CNN.

Edhe presidenti amerikan Trump tha se raportimet nga Texas ishin shume te keqija, me shume te vdekun. 

Kurse, Guvernatori i Texas, Greg Abbott ngushelloi familjet e viktimave dhe gjithe komunitetin ne kete kohe te brishte. 

 

 

 

/RROKUM.TV/CNN/CBS/NBS/

Shperndaje në: