Qe sa kalori digjni në nji minutë puthje…

Puthja asht nji moment magjik dhe intim, por simbas ekspertëve të ban mirë edhe për shnetën.

Simbas disa studiuesve, gratë që puthen shpesh, humbin peshë shpejt. Ky akt asht nji kurë e vërtetë për shëndetin tonë.

Puthja mundet me sjellë përfitime fizike dhe mendore për të gjithë ne. Simbas disa shkencëtarëve, procesi i puthjes djeg dhjamin si pasojë e kalorive që harxhohen në këtë gja që etiketohet si njo aktivitet fizik normal.

Puthjet e thjeshta munden me i djegë nga 2-3 kalori, ndërsa ata që puthin me pasion munden me i djegë nga 5 në 26 kalori në minutë. Këto munden me u dokë vetëm si numra derisa ato të krahasohen me aktivitete praktike.

Për shembull, 30 minuta puthje të pasionueme munden me i djegë deri në 180 kalori, përkatësisht 30 minuta ecje të lehtë. Nuk po flasim për zavendësimin e aktivitetit fizik me puthje, por na mujm me thanë me siguri se e puthuna najherë mundet me qenë ma e kandshme se çdo aktivitet tjetër fizik.

Shperndaje në: