Inter ban goditjen e madhe, Lukaku vjen në Itali

Ma në fund, mbas nji pritje të gjatë, Antonio Conte ka me pasë në ekipin e tij sulmuesin e shumëkërkuem.

Manchester United ka pranue ofertën e fundit të Interit për Romelu Lukakun me sulmuesin belg që në orët e ardhshme ka me nënshkrue zyrtarisht kontratën e tij me ekipin zikaltër.

Marrëveshja asht arritë mbi bazën e 65 milionë eurove që do të paguhen me 2 kiste nga Interi, plus 13 milionë euro të tjera në formë bonusesh që janë kryesisht të arritshme për nji total prej 78 milionë eurosh.

Shperndaje në: