Greqi: Gjendet e vdekun shkencëtarja britanike, u zhduk të Hanën (video+foto)

Shkencëtarja britanike e cila ishte zhdukë për disa ditë asht gjetë e vdekun në ishullin grek të Ikaria. Shkaku i vdekjes së saj nuk dihet ende.

Trupi i Natalie Christopher u gjet në fund të nji gryke të thellë 20 metra pranë pllazhes Kerame të Mërkurën nga nji zjarrfikës vullnetar, tre ditë mbasi ajo u raportue e zhdukun nga partneri i saj në ditën kur ishin planifikue me fluturue përsëri në shtëpinë e tyne në Qipro, mbasi kishin mbarue pushimet në ishull.

Christopher, nji e apasionueme mbas vrapit, kishte dalë me vrapue në mëngjes dhe nuk ishte kthye ma, tha partneri i saj. Ai ishte çue të Hanën në mëngjes dhe kishte pa se ajo i kishte lanë nji shënim ku i thoshte se kishte dalë jashtë për vrap.

“The Guardian” shkruente dje se telefoni i saj ka qenë i dhezun tanë kohës. Motra e saj e shqetësueme bani thirrje që të njohunit mos me e telefonue për me ruejt baterinë në mënyrë që të lokalizohej vendndodhja përmes valëve telefonike.

Natalie Christopher ishte nji astrofizikane e njoftun nga Britani e Madhe, që kryente hulumtime në Universitetin Europian Qipro në grupin e Astrofizikës dhe Performansës së Naltë. Së fundmi ajo jetonte në Qipro.

Shperndaje në: