BIK’u vjen me njoftim, në këtë ditë asht Kurban Bajrami

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjanë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit asht të Diellën, me 11 Gusht 2019, transmeton Rrokum.TV

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës kushtue festës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, tue fillue nga ora 4:55 me faljen e namazit të sabahut, mbas të cilit ka me qenë ligjërata tematike kushtue kësaj feste.

Mandej vazhdohet me namazin e Kurban Bajramit i cili falet në orën 06:15.

Me rastin e kësaj feste, Kryesia e BIK, ditën e parë, ashtu si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Shperndaje në: