Veseli bisedon në telefon me avokatin e Tomor Morinës: Frik kthehet në Kosovë

Kryetari i Kuvendit te Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftue se ka bisedue me avokatin e ish-ushtarit te UCK’s, Tomor Morinën, që po mbahet në paraburgim ne Maqedoninë e Veriut, simbas nji fletarresti nga Serbia.

Veseli tha se Tomori se shpejti kthehet ne Kosove.

“Gjatë këtyre ditëve kam ndjekur me shqetësim e vëmendje çështjen e bashkëluftëtarit tim Tomor Morina. Kam biseduar në telefon me ambasadorin e Kosovës në Shkup, si dhe me avokatin e tij, Naser Raufi, për të mësuar më shumë për zhvillimet e fundit. Kurrsesi nuk ka për t’u ekstraduar në Serbi dhe duhet t’u jepet fund praktikave të fletëarrestimeve të Interpolit që janë gjeneruar prej kohës dhe mentalitetit të Millosheviqit. Së shpejti do kthehet në familjen e tij. Shteti ynë do jetë përherë mirënjohës ndaj veteranëve si Tomori për sakrificën e bërë dhe nuk do t’i lërë asnjëherë vetëm”, ka shkrue Veseli ne Facebook.

Shperndaje në: