Veseli nga FSK’ja: Kufijtë i kemi të shejt, s’lejojmë me na u cenue shteti

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka mbajtë nji fjalim para 337 rekrutëve të ri të FSK’s në ceremoninë e mbajtun në kazermën “Adem Jashari”.

Ai tha se integriteti territorial dhe kufijtë janë të shejt, të paprekshëm sot dhe përgjithmonë.

Para kadetëve të rinj, Veseli e konsideroi ditën e sotme ditë krenarie për të gjithë, ndërsa të qenit pjesëtarë të ushtrisë më të re në botë, ai e cilësoi privilegj për të cilin do të kenë lakmi gjeneratat që do të vijnë pas.

“Urime iu qoftë uniforma e Ushtrisë së Kosovës. Lavdia qoftë e përjetshëm të gjithëve që kanë rënë në altarin e lirisë, e ardhmja qoftë me ju. Sot është ditë krenare për të gjithë ne, shtetin tonë dhe mbarë kombin. Kadetë të rinj të ushtrisë më të re. Ju jeni pjesë e një force mbrojtëse të lindur dhe zhvilluar në partneritet me NATO’n”, ka thanë Veseli.

“Besojmë në përkushtimin tuaj atdhetar dhe profesionalizmin, keni nderuar atdheun kudo që kemi marrë pjesë. Kosova me ju ndihet më e sigurt në të tashmen dhe të ardhmen e saj”.

“Ushtria e Kosovës është element i domosdoshëm stabilitetit dhe paqes në rajon. Nuk e kërcënojmë askënd – s’e kemi bërë kurrë – por nuk lejojmë askënd të na e cenojë lirinë dhe shtetin tonë. Kufijtë e shtetit tonë janë të shenjtë, janë të paprekshëm sot e gjithherë”.

“Kemi një ëndërr të madhe për ta bërë Kosovën shtet të zhvilluar. Kosova ka veç një rrugë, rrugën përpara, atë të zhvillimit ekonomik, rendit dhe ligjit. S’ka rrugë tjetër dhe nuk do ta lejojmë askënd të na orientojë dika tjetër”.

Shperndaje në: