Eksperti amerikan tërhek vërejtjen për ndikimin e Erdogan’it në Kosovë

Erdogan

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çashtjet e Ballkanit në Universitetin e New York’ut, Alon Ben-Meir, ka kritikue sërish politikanët e Kosovës

Në nji postim në Facebook, Ben-Meir ka tërhekë vërejtjen për ndikimin turk në Kosovë.

Ai ka thanë se politikanët e Kosovës, duhet me vendos rregull në vend dhe me projektue Kosovën në mënyrë të besueshme për ndërkombëtarët.

“Politikanët e Kosovës duhet me vendos shtëpinë e tyne në rregull, sepse vendi duhet me u projektue në nji mënyrë të besueshme për bashkësinë ndërkombëtare; asht padyshim thelbësore për mënyrën sesi vetë kosovarët e shikojnë qeverinë e tyne “, ka thanë eksperti amerikan.

Ai ka ba nji thirrje për Qeverinë e Kosovës lidhun me ndikimin turk në vend. Ben-Meir ka thanë se Qeveria duhet me pasë fjalën e fundit mbi politikat e mbrendshme dhe të jashtme të Kosovës, e jo presidenti turk.

“Qeveria e Kosovës duhet me u çue me ndalue që Erdogani i Turqisë me kontrollue pjesën ma të madhe të infrastrukturës kryesore të Kosovës dhe të ketë fjalën e fundit mbi politikat e mbrendshme apo të jashtme të Kosovës”, ka deklarue Alon Ben-Meir

Shperndaje në: