Shqiptari: Shes kokainë, sepse anglezët e dashunojnë drogën

Mediat britanike gjithmonë e ma shumë po raportojnë për faktin se trafikantët shqiptarë janë kthye në problem për vendin e tyne.

Nji ditë mbasi gazeta ‘The Sun’ publikoi statistikat që tregojnë se në burgjet britanike, shqiptarët janë të parët sa u përket të huejve, nji medium prestigjioz si ‘The Times’ lshon alarmin.

Simbas gazetës, kanabisi shqiptar, që dikur furnizonte Italinë dhe Greqinë, tashma po furnizon Britaninë e Madhe. Gazeta thekson se fermerët shqiptarë po pasunohen tue furnizue Mbretninë e Bashkueme.

Kurse, BBC ka publikue rrëfimin e nji shitësi shqiptar të kokainës. Rexhino Toska ka pranue se shiste kokainë tue thanë se e bante këtë për shkak se anglezët e dashunojnë këtë drogë.

21-vjeçari asht burgosë mbasi u kap me drogë me vlerë 850 sterlina në veturën e tij Mercedes. Toska ishte ilegalisht në Britani. Mbasi policia e ndaloi, ai u tregoi nji patentë italiane me emnin: Maurizio Conti.

Kur oficerët morën nji përkthyes italian me folë me të, u ba e qartë se ai nuk dinte italisht. Përpara oficerëve, ai tha: “Unë sjell kokainë, për shkak se anglezët e dashunojnë kokainën”.

Gjykata e dënoi me 30 muej burg. Shqiptari do deportohet mbasi ta kryen gjysën e dënimit.

Shperndaje në: