Vazhdon ‘lufta’ PSD-VV, qe për çka kapen tash

Deputetja e PSD, Shqipe Pantina, ka reague ndaj ish-bashkëpartiakut të saj, Besnik Bislimi, që tha mbramë se PSD duhet me dalë e vetme në zgjedhje me pa nëse ka me mujt me i fitue 12 mandate.

“Edhe Besnik Bislimi po na quan tradhtarë? Për herë të dyte (në ditën kur është zgjedh Thaçi president) unë kam hedhur gaz lotsjellës sepse Besniku nuk pranoi ta bënte (kishte mbetur i vetmi pa e bërë), nuk e rrezikonte dot rrogën prej 5500 euro në muaj, e unë rrezikova dhe burgun për LVV-në”, ka thanë Pantina.

Tutje Pantina thotë se Bislimi, “PSD-së i kërkon të garojë e vetme në zgjedhje por ai vet u përfshi në listë të deputetëve vetëm duke qenë numër 5 që i mundësonte fitoren e sigurt si deputet, ndërsa në komunën e Prishtinës ku vërtet do mund të kontribonte si Drejtor nuk qëndroi as për dy muaj”.

Ajo ka thanë se “le të shohim si e vetme në zgjedhje a do i marrë LVV 32 deputetë”.

“Besniku së fundi pranoi të bëhet nënkryetar i një subjekti të majtë e në anën tjetër hartoi program për një parti krejtësisht të djathtë, (epo 60 mijë euro nuk janë pak. Pse jo do thoshte dikush). Si deputet i LVV e shkoi për më shumë se katër muaj në SHBA për arsye private, pra interesi personal më i rëndësishëm se përgjegjësia publike”, ka thënë Pantina. “Siç do thoshte një kolege e partisë së tij, kjo nuk mund të quhet ndryshe përveç hipokrizi!”.

Shperndaje në: