8 mijë e 191 aksidente mbrenda shtatë muejsh – 56 të vdekun!

Mosfunksionimi i sistemit te sigurise, ulje e kritereve ne te gjitha nivelet e furnizimit me patent shoferi, rryshfeti e niveli i ulet i arsimimit te personave qe punojne ne kete sfere, ka ba qe trafiku ne Kosove me mberri shifra alarmante.

Në shtatë muejt e parë të këtij viti, kanë ndodhe 47 aksidente fatale, ku kanë vdeke 56 persona.

Aksidente me lëndime janë 3103, ndersa te prekun jane 6005 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i aksidenteve, simbas policisë ka arrite në 8191.

Policia e Kosovës deri tash i shqiptue 243 mijë e 740 gjoba.

Shperndaje në: