Cigaret elektronike, të rrezikshme: 4 të ri përfundojnë në spital

Cigaret elektronike janë të damshme dhe këtë e dëshmon ngjarja e ndodhun se fundmi në Shtetet e Bashkueme. Katër adoleshentë janë shtrue në nji spital të Minesota’s për shkak të problemeve të randa në mushkëri, transmeton Gazeta Metro.

Mjekët shprehen të bindun se shqetësimet lidhen me përdorimin e cigareve elektronike. “Simptomat duken si infeksione të zakonshme, por gjendja e pacientëve po përkeqësohet gjithnji e ma shumë”, shprehen mjeket.

Ato paralajmërojnë se problemet shëndetësore të shkaktueme nga cigaret elektronike po shëndrrohen në nji epidemi me dame serioze.

Tymi që del nga nji bateri e nxehun lëshon kimikate të rrezikshme që shkojnë në mushkni. Ndër simptomat e zakonshme që vijnë si pasojë e cigareve elektronike janë: probleme në frymëmarrje, temperaturë, kollë dhe dhimbje në krahnor.

Shperndaje në: