Erdogan memorial në Shqipni, miliona euro investime në Serbi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka me zhvillue nji vizitë zyrtare në Serbi me 29 Gusht, raporton agjencia e lajmeve, Tanjug. Erdogan do të pritet nga Aleksandar Vucic dhe nga zyrtarë të tjerë të naltë të Serbisë.

Qëllimi kryesor i vizitës së presidentit turk në Serbi lidhet me nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë. Projekti kap shifrën e 3 miliardë eurove dhe punimet kryhen nga kompania turke, Tasyapi. Vetë Turqia financon nji pjesë të konsiderueshme të autostradës.

Serbia i ka dhanë viteve të fundit rndësi të madhe ndërtimit të autostradave që e lidhin me korridoret europiane, siç asht ky projekt i fundit. Me autostradën drejt Sarajevës, Serbia do të lidhet me korridorin 5 që nis në Bosnje-Hercegovinë, për me kalue në Kroaci dhe për me përfundue në Hungari.

Sa i përket vizitës së Erdoganit, presidenti i Turqisë ka qenë për herë të fundit në shtetin serb në Tetor të 2017, ndërkohë që marrëdhaniet ekonomike midis Ankarasë dhe Beogradit kanë njoftë rritje të konsiderushme.

Kjo vizitë ndodh në kohën kur në Shqipni asht nji tjeter debat: Ai për memorialin turk kushtue viktimave të grushtit të shtetit në Turqi. Shumë intelektualë në vend kanë kundershtue ngritjen e këtij memoriali mbasi ngjarja e Stambollit nuk ka asnji lidhje me Tiranën.

Shperndaje në: