E tmerrshme: Kështu jau demoluen veturën turistëve në Shqipni (foto)

Nji ngjarje e keqe ka ndodhë dje në Qeparo të Himarës n’Shqipni, ku pesë turistë spanjollë raportohet se janë sulmue barbarisht nga pronari i lokalit dhe të afërm të tij.

Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikue foto dhe video që tregojnë furgonin e shkatërruem me të cilin udhëtonin turistët spanjollë.

Shkak dyshohet se asht ba pakënaqësia e turistëve me ushqimin në restorant, çka ka sjellë edhe reagimin e ashpër të pronarit. Ata janë sulmue dhe kërcënue, si dhe u asht thye xhami i mjetit.

Shperndaje në: