Serbët e hekin flamurin e Kosovës nga Kalaja e Artanës

Flamuri shtetnor i Republikës së Kosovës asht hekë nga Kalaja e Artanës.

Këtë e ka ba të ditun edhe vetë kryetari i Artanës, Svetislav Ivanovic.

“Na ishim aty sot, e pamë që flamuri asht hekë, nuk ka asgja, na e kemi diskutue këtë edhe me zyrtarët e policisë së Kosovës”, tha ai.

Simbas tij, për vendosjen e flamurit në atë kala ai ishte informue nga mediat dhe nuk kishte ditë asgja për këtë çashtje.

Ndryshe, media dhe zyrtarët serbë kishin reague mjaft ashpër për vendosjen e flamurit serb në këtë kala.

Shperndaje në: