Nxjerret nga deti ne Durres kufoma si nga filmat me Mafian!

Durresin e ka trondite nxjerrja e nji kufome, te pshtjellun ne najllon, nga peshkataret ne det.

Viktima asht e seksit mashkull dhe asht gjete rreth 4 milje nga Durrësi, në det të hapun nga peshkarexha “Emiliani”, e cila po mblidhte rrjetat e peshkimit, raporton portali “Dita”.

Kufoma asht e dekompozueme, ndërsa trupi i pajetë ishte i pshtjellun me plastmas, qe shton dyshimet se asht i egzekutuem ne forme mafioze.

Kjo forme e vrasjes se dyshueme shpesh permendet ne filmat me Mafian, ku ata i thone: “me flejte me peshqi!”

Viktima nuk asht identifikue ende.

Mirepo, policia e Durresit nuk ka gjete sheja dhune ne kufome. Qe çka thone:

 

Njoftimi i policisë së Durrësit, i orës 15:15

Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.
Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë. Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Shperndaje në: