“Alo”: Togo terheq njohjen e pamvaresise se Kosoves!?

Tablloidi beogradas “Alo”, raporton se Togo asht shteti i fundit i cili e ka tërheq njohjen e pamvarësisë së Kosovës.

Simbas këtij mediumi, ky asht shteti i 15 qe e ka tërheq njohjen e Kosovës.

“Pamvarësisht presionit të madh nga disa vende të mëdhaja, sidomos SHBA dhe Mbretnia e Bashkueme, nji vend tjetër, i pesëmbëdheti me radhë, ka vendose me tërheq njohjen e Kosovës”, shkruen “Alo”.

“Shumë shpejt kemi me pase edhe ma shumë tërheqje të njohjes së pamvarësisë së Kosovës, sepse ma s’paku edhe dy vende afrikane janë vetem nji hap larg nga ndjekja e shembullit të Togos”, citon tablloidi burimin e vet.

Sado qe e mistifikon ky medium bulevardesk “burimin”, duhet ta kujtojme se para disa ditesh, ministri i Jashtem i Serbise, Ivica Dacic, tha per Radio Televizionin e Serbise se e ka noten e nji shteti afrikan qe e ka terheq njohjen, por s’po don me e publikue deri javen qe po nis, per mos me u kuptue se Serbia po i sfidon shtetet e QUINT qe kerkuen nga Beogradi mos me vazhdue me propaganden e mosnjohjes se pamvaresise se Kosoves nga shtetet qe tashma e kane njofte Kosoven shtet.

 

Shperndaje në: