Isa Mustafa ia shuen shpresat edhe Shpend Ahmetit, sikurse Albin Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shue shpresat edhe të kryetarit të PSD’s, Shpend Ahmeti, për nji koalicion të mundshëm me këtë parti.

Dëshira e Shpend Ahmetit dhe partisë së tij me hy në koalicion me LDK’n, duket se nuk ka me ndodhë, mbasi Isa Mustafa i ka tregue atij se LDK ka me hy e vetme në zgjedhje.

Mustafa sikurse që i ka tregue liderit të VV’s, Albin Kurti se LDK nuk ka me ba koalicion me partinë e tij, njajtë i ka kumtue edhe Shpend Ahmetit për qëndrimin e partisë që ai drejton.

“LDK është e interesuar të shkojë e vetme në zgjedhje , u dakorduam që me 22 të jemi krejt në sallë për shpërndarjen e kuvendit . Kemi përafrim qëndrimesh me AAK-në, ndërsa LDK-ja është e interesuar të shkojë e vetme në zgjedhje” ka thanë shkurt Ahmeti për mediat.

Shperndaje në: