Meta: Shqipnia nuk duhet me qenë pjesë e dialogut Beograd-Prishtinë

Presidenti i Shqipnisë, Ilir Meta, përsëritit qëndrimin e tij që Shqipnia nuk duhet me qenë pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhanieve mes Beogradit e Prishtinës.

“E kam thënë edhe më parë, dhe i qëndroj se Shqipëria nuk mundet të jetë pjesë e dialogut mes Beogradit e Prishtinës”, ka thanë Presidenti i Shqipnisë, Ilir Meta.

Meta tha se Shqipnia ishte mes shteteve të para që njofti pamvarësinë e Kosovës dhe institucioneve të tyne, por shtoi se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës asht punë e institucioneve të Kosovës.

“Çfarëdo ndërhyrje e Shqipërisë në atë dialog, në cilat do tema të cilat diskutohen në atë proces, do të minoj pavarësinë dhe legjitimimin e atyre institucioneve” tha Meta.

Shperndaje në: