Nëse LDK hyn në koalicion me PSD e AAK, këtë veprim ka me ndërmarr Vetëvendosje

Nëse të tjerët vendosin të kenë rrugë të tjera na do të vazhdojmë rrugën përpara sikurse në zgjedhjet e kalueme, ka thanë deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, kur asht pyetë se si do të veprojnë nëse ndodh nji koalicion i mundshëm mes LDK’s, PSD’s e AAK’s.

“Besoj që as ne as qytetaret do të befasoheshim nga zhvillimet që mund të ndodhin. Është obligim i joni që të bëjmë përpjekje që të gjejmë aleatë me të cilët besojmë se mund të ndërrojmë këtë qeverisje”, ka thanë në intervistë për Insajderin deputetja e VV.

Nagavci ka thanë se tashma janë mësue me pazaret në momentin e fundit

“Lëvizja Vetëvendosje nuk lëviz nga parimet e veta. Praktika nga e kaluara na ka treguar për koalicionet e minutave të fundit – koalicione të cilat janë bërë gjithmonë në dëme të interesave të qytetarëve. Ne nuk do të bëhemi pjesë e pazareve të tilla kemi shprehur si për të gjitha çështjet tjera hapur preferencat tona për bashkëpunimet e mundshme dhe arsyet se cilat janë që na shtyjnë për të menduar p.sh në këtë rast se përse është e nevojshme një bashkëpunim me LDK-në”, ka deklarue ajo.

Shperndaje në: