Erdogan anulon vizitën në Serbi, kjo asht arsyeja

Vucic-Erdogan

Vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Serbi, e paralajmërueme për 29 Gusht, asht anulue, merr vesh agjencia serbe e lajmeve Tanjug në ambasadën e Turqisë në Beograd.

Presidenti turk nuk ka me ardhë në Serbi gjatë Gushtit apo Shtatorit, për shkak të “mospërshtatjes së terminit”, asht thanë në ambasadën e Turqisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka paralajmërue se presidenti turk Erdogan do ta vizitojë Serbinë me ç’rast dy shefat e shteteve në mënyrë solemne do ta zyrtarizojnë fillimin e punimeve në ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë, të cilën do ta ndërtojë kompania turke “Tasyapi”.

Vucic para dy ditësh ka konfirmue edhe njiherë në inagurimin e autostradës “Milosi i Madh” se presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka me ardhë për vizitë në Serbi.

Shperndaje në: