Bomba e ditës: As në Juventus, as në Napoli – Icardi përfundon te ky ekip ku askush nuk e kishte pritë

Gazeta milaneze “Il Giornale” ka lëshue ditën e sotme nji bombë të vërtetë. Edhe Milani ka mendue për Mauro Icardin në sulm, për me vendosë përkrah Piatek’ut, tue qenë se nuk po mbërrin Correa për çashtje kërkesash të Atletico Madrid.

Simbas kësaj gazete, kuqezijtë ende nuk kanë ba hapa konkretë, por kanë ba sondazh për me pa terrenin. Dhe, përgjigjia që kanë marrë asht befasuese: Steven Zhang ka vendosë veton! “Jo te Juventusi pa i marrë të paktën 70-80 mln euro!”. Madje, as te Napoli nuk do të donin me dhanë, kështu që Marotta nuk kishte me pasë problem te Milani, mbasi e sheh jo si nji rival për titullin, prandaj nuk do të fuqizohej aq sa me synue kampionatin me vetëm Icardin.

Shperndaje në: