Glauk Konjufca i dha LDK’s ultimatum për koalicion, vjen përgjigja e Agim Veliut

Gjatë ditës së djeshme, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë zhvillue nji takim sa i përket dakordimit për koalicionet parazgjedhore.

Për me pyetë ma gjanësisht rreth këtij takimi Gazeta Blic ka kontaktue me nënkryetarin e LDK’s, Agim Veliu.

Ai shkurt asht përgjigjë se nuk ka informacion rreth këtij takimi, ndërsa për koalicionin me LVV, nënkryetari i LDK’s, Agim Veliu, u shpreh se kishte me qenë mirë që LDK me shkue vetëm në zgjedhje.

“Ne do ti diskutojmë të gjitha variantet në forumet e Lidhjes Demokratike dhe pastaj do të vendosim.Unë personalisht si nënkryetar i LDK-së jam që LDK-ja të shkojë e vetme në zgjedhje”.

Veliu ka komentue edhe deklaratat e deputetit të VV’s, Glauk Konjufca, se nuk e presin dhe shumë gjatë LDK’n për koalicion.

“VV -ja nuk është në pozicion për të na vendosur kushte ne, pra Lidhjes Demokratike. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është duke e lutur VV-në për koalicion por janë ata që po na lusin ne dhe në këtë rast nuk mund të na vendosin ultimatum”, ka thanë Veliu.

Shperndaje në: