Veseli: Po punojmë në nji plan ekonomik për Kosovën

Kadri Veseli, lideri i PDK’s, njiherit kandidat për kreyministër të Kosovës nga kjo parti, ka vazhdue takimet me qytetarët kosovarë, tue i njoftue për planin kundër luftës korrupcionit.

Ma poshtë ju sjellim shkrimin e plotë të Veselit:

Pasdite vizitova njërën prej fabrikave më të mëdha të tullave në Landovicë të Prizrenit, e cila ka të punësuar mbi 300 njerëz dhe eksporton jashtë Kosovës. Një ekonomi e zhvilluar mbështetet në sektorin privat, që me gjithë vështirësitë po ia del të ketë sukses.

E sigurova pronarin Refki Hoxha se do të angazhohem për të krijuar qasje dhe mundësi të barabarta duke luftuar korrupsionin, në mënyrë që bizneset si ky i tullave dhe bizneset tjera në Kosovë të kenë edhe më shumë suksese.

Ne po punojmë në një plan ekonomik për Kosovën, i cili do të bëhet publik së shpejti dhe fillon me luftën kundër korrupsionit.

 

Shperndaje në: