Arrestohet Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva (video)

Shtëpia e Kryeprokurores të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, asht rrethue nga policia e Maqedonisë së Veriut.

Nga pamjet, shihet se si Katica Janeva shoqnohet me policë në veturën e policisë. Informacionet e para janë se ajo do të mbahet në arrest dhe ndërkohë janë konfiskue edhe materiale tjera teknologjike nga shtëpia e saj.

Janeva ka qenë temë për tre javët e kalueme tue qenë e përmendun në afërën “Haraçi”, së bashku me afaristë, Bojan Jovanovskin- Boki 13, dhe të tjerë për keqpërdorim të detyrës dhe tregti me ndikim.

Shperndaje në: