Tifozët serbë të Crvena Zvezda sulmojnë shqiptarët në Zvicër (video)

Vazhdon e njajta histori! Nji ngjarje e shëmtueme ka ndodhë në Bern të Zvicrës në prag të ndeshjes Young Boys – Crvena Zvezda. Tifozët serbë kanë hedhë birra në drejtim të banesës ku gjendeshin shqiptarët e Kosovës dhe kanë ba shamje kolektive e të njimbasnjishme.

Simbas burimeve që vijnë nga mediat vendase, tifozët serbë kanë sulmue shqiptarët verbalisht, por edhe me sende të forta.

Gjatë shetitjes në sheshin Delie, tifozët e Crvena Zvezda që njihen për krime e vandalizëm kanë hedhë birrat e tyne në drejtim të dritareve të shqiptarëve. Përvec kësaj, serbët kanë bërtitë dhe këndue kangë nacionaliste e shoviniste, e mandej kanë vazhdue me fyemje të tjera.

Shperndaje në: