Marrëveshja e Shekullit apo shuplaka e shekullit? Trump ka me prezentue projektin e tij për paqen mes Izraelit dhe Palestinës

Simbas lajmit të “Israel Hayom”, të cilin gazeta e mbështet në deklaratat e nji zyrtari izraelit që ka kërkue me mbetë anonim, Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald Trump në javët e ardhshme mundet me shpalosë pjesën politike të “Marrëveshjes së Shekullit”.

Në lajmin e saj, gazeta nënvizon se Kryeministri Beniamin Netanjahu ka me kundërshtue planin e administratës Trump në rast se plani përmban pika që biejnë në kundërshtim me interesat e Izraelit.

Zyrtari theksoi se e kanë informue administratën amerikane lidhun me pikat që janë të natyrës “vijë e kuqe” për Izraelin dhe se nuk kanë me ba lshime në këtë drejtim.

Plani “Marrëveshja e Shekullit”

Edhe pse nuk janë ba të ditun ende detajet rreth “Marrëveshjes së Shekullit”, që Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald Trump, ka pregaditë me “zgjidhë” çashtjen izraelito-palestineze, në mediat ndërkombëtare komentohet se ky plan nuk ka me ofrue zgjidhje për çashtjen palestineze, por ka me thellue edhe ma tej atë.

Siç thuhet, plani përmban pika kundër palestinezëve, siç janë: lania Izraelit e të gjithë Jerusalemit dhe vazhdimësinë e nji pjese të madhe të vendbanimeve ilegale çifute në Bregun Perëndimor.

Thuhet se plani nuk e përmend aspak të drejtën e kthimit për rreth 6 milionë refugjatët palestinezë, të cilët Izraeli i ka dëbue nga tokat e tyne.

Kryetari i shtetit palestinez, Mahmud Abas, e cilëson planin si “shuplakën e shekullit”, ndërsa thotë se përveç disa ndihmave ekonomike, marrëveshja në fjalë nuk përfshin asgja në favor të popullit palestinez.

Shperndaje në: