Mos gaboni me vjedhë vota, Prokuroria paralajmëron këto masa të ashpra

Që nga viti 2014 e deri sot, rreth 2 mijë persona të Kosovës janë përballë me ligjin, për vjedhje të votave dhe keqpërdorimeve në proceset zgjedhore.

Njizetenji prej tyne janë dënue me burg, 42 kanë marrë dënime me gjobë, derisa 1171 persona të tjerë, kanë marrë dënime me kusht.

Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), thonë se nuk kanë të dhana të sakta për zgjedhjet para vitit 2014, sidomos për zgjedhjet e vitit 2010, ku ndodhën vjedhjet ma të mëdhaja të votave që nga mbarimi i luftës.

Përmes nji përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, KGJK ka sqarue se çfarë dënime janë shqiptue deri tash për personat që kanë vjedhë vota.

“Dënimi me i vogël është me 3 muaj burgim, kurse dënimi me i madh me 6 muaj burgim. 1800 euro është vlera më e lartë e paguar si gjobë nga të dënuarit, ndërsa gjoba më e vogël është 150 euro”, thuhet në përgjigje.

Kodi Penal i Kosovës parasheh veprat penale për çdo kend që damton procesin e votimit, për të cilat vepra dënimi asht deri në 5 vjet burg.

Prokurorja Laura Pula, që asht edhe koordinatore nacionale për zgjedhje, tha për Radion Evropa e Lirë, se që nga dita kur presidenti ka me shpallë datën e zgjedhjeve, do të angazhohen maksimalisht në ruejtjen e votës së qytetarëve.

“Sipas Kodit Penal, veprat penale parashihen që nga data kur fillon fushata e deri në ditën e numërimit të votave dhe janë të përfshira diku 11 vepra penale që kanë të bëjnë me të drejtën e votimit. Kështu që njëjtë do të jemi aktivë sikurse në zgjedhjet e kaluara, me qëllimin e vetëm që ta mbrojmë votën e lirë të qytetarit”, tha Pula.

Shperndaje në: