Veseli në QKK: Tue luftue korrupcionin, rrisim buxhetin për filmin dhe artistët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqnuem nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë vizitue sot Qendrën Kinematografike të Kosovës, nji institucion ky i cili me përkrahjen e ministrit të Kulturës ka dyfishue buxhetin dhe ka mbështetë projekte të reja.

Kryetari i PDK’s u informue nga përfaqësuesit e Qendrës Kinematografike për ndryshimet e mëdhaja që kanë ba si rezultat i punës së ministrit Kujtim Gashi nëpërmjet luftimit të korrupcionit.

Duke folur, isha shumë i kënaqur nga ajo që e potencuat. Do të thotë, kemi përmirësim të kushteve të punës, kemi rritje të pagave dhe kemi rritje pothuajse dyfishim të buxhetit. Dhe a e dini nga kanë ardhur? Një pjesë e këtyre parave kanë qenë aty, por është abuzuar. Atë që ka bërë ministri është se e ka shfrytëzuar atë para publike në mënyrë më të drejtë. Me paratë që ndoshta janë abuzuar në xhirollogari të ndryshme, tani është rritur përgjegjësia dhe me të njëjtat para kemi arritur që të rrisim pagat, të dyfishohet buxheti i Qendrës Kinematografike dhe të kemi perspektivë për arsye se tani që shihet që ka menaxhim më të mirë mund edhe të investohet më shumë. Pra po del se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm e drejtë por është edhe e vlefshme”, tha Veseli.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, tha se me përkrahjen e kryetarit Veseli, deri në fund të këtij viti buxheti i Qendrës Kinematografike do të rritet për 200 përqind.

“Ajo që na ka mundësuar rritjen e buxhetit dhe shtimin e financimit të shumë më shumë filmave sesa më parë, ka qenë vënia e kontrollit të rreptë të buxhetit, kursimet dhe pastaj rritja e buxhetit për institucionet kulturore. Ajo që është e rëndësishme, tani për herë të parë kemi pasur financim të një numri të madh të filmave përmes Qendrës Kinematografike të Kosovës”, tha Gashi.

Shperndaje në: