Franca kërcënon Bolsonaro’n me bllokim të marrëveshjes tregtare

Franca dhe Irlanda thone se nuk kane me ratifikue marreveshjen tregtare me shtetet e Amerikes se Jugut derisa Brazili nuk angazhohet ma shume me i luftue zjarret ne Amazon. 

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se homologu i tij brazilian, Jair Bolsonaro e ka genjye per qendrimin e tij ndaj ndryshimeve klimatike.

Grupet ambientaliste thone se zjarret lidhen me poltikat e Bolsonaros, te cilat ai i mohon. 

Gjithashtu, lideret europiane kane shprehe shqetesim per zjarret, ku kryeministri britanik Boris Johnson tha se asht shume i shqetesuem per ndikimin e humbjes tragjike te habitateve te cmueshme. 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka quejt zjarret si ‘emergjence akute qe po shokon dhe rrezikon jo vetem Brazilin, por edhe shtetet tjera dhe tane boten’. 

Por, Bolsonaro tha te Premten se po konsideron luftimin e zjarreve me angazhimin e ushtrise. 

Jair Bolsonaro, President i Brazilit

Megjithate, ai ka akuzue Macron per nderhymje shkaku i popullaritetit politik, qe ky i fundit bani thirrje per diskutim emergjent per zjarret ne Amazon ne samitin e G7 ne Biarritz, France, ne te cilin Brazili nuk po merr pjese, si mentalitet kolonialist. 

Macron dhe kryeministri irlandez Leo Varadkar, tash thone se nuk kane me ratifikue marreveshjen tregtare BE-Mercosur perderisa Brazili tregon perkushtim ne mbrojtjen e ambientit. 

Kjo marreveshje tregtare, te ciles iu desht 20 vjet negociata me mberri, u pajtue midis BE dhe bllokut amerikanojugor qe perbahet nga Argjentina, Brazili, Uruguay dhe Paraguay. 

Marreveshja pershkruhet si nji nder marreveshjet ma te medha te BE’s deri tash, dhe nga kjo marreveshje nderprehen ose zvogelohen tarifat ne te dyja anet, qe u jep qasje firmave europiane te prodhimeve industriale dhe automobilistike ne Mercosur, dhe u ndihmojne vendeve te Mercosur me eksportue produkte bujqesore ne BE. 

 

/BBC/RROKUM.TV/

Shperndaje në: