Anulohet denimi për Shukri Bujën: Rasti kthehet në rigjykim

Gjykata Apelit ka vendosë që rasti i Shukri Bujës, me u rikthye në rigjykim dhe rivendosje, mbas kërkesës së dy avokatëve të tij.

Gjykata e Apelit ka aprovue kërkesën e dy avokatëve të Shukri Bujës, Arianit koci dhe Granit Vokshi tue anulue aktgjykimin e Gjykatës Themelorë në Prishtinë.

Me këtë rast, rasti asht rikthye në rigjykim dhe rivendosje. Rastin e ka konfirmue edhe avokati Koci.

Shukri Buja ishte dënue me 5 Tetor të vitit 2018 me tre vjet burg mbasi ishte shpallë fajtor për veprën penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare në vazhdimësi dhe në bashkëkryemje.

Shperndaje në: